Lëvizja BESA: Vendbanimet shqiptare pa autostrada, Qeveria prioritet kazinot

204

Dështimet e investimeve kapitale të Pushtetit të BDI-së, dikur me Nikolla Gruevskin dhe tani me LSDM-në, nuk kanë fund. Partia e Ali Ahmetit, kryetar në hije i së cilës është Artan Grubi, vazhdon të ketë fokusin tek kazinotë dhe të mos punojë për realizimin e autostradave në vendbanimet shqiptare. Derisa Maqedonia e Veriut është e lidhur me autostrada me Greqinë, Bullgarinë e Serbinë, autostrada Kërçovë – Ohër vazhdon të mbetet e parealizuar. Edhe pse janë harxhuar mbi 600 milion euro, kjo autostradë nuk është përfunduar, ndërsa sipas marrëveshjes së fundit mes Qeverisë dhe Kompanisë Kineze afati i fundit është 31 dhjetori i këtij viti. Muaj më parë Grubi deklaroi se do të duhet të prishin marrëveshjen me Kinezët pa dhënë detaje. Por pas kësaj deklarate gjithçka u hesht!

Po e pyesim publikisht Grubin dhe Kovaçevskin: A mos vallë vazhdojnë të negociojnë me kompaninë kineze se si do të keqpërdorin edhe qindra miliona euro të tjera, me arsyetimin për të ndërtuar autostradën? Por derisa ky pushtet mendon se si të vjedh nga autostradat dhe të investojë në Kazino, Maqedonia e Veriut mbetet pa autostradë me Shqipërinë.
Po ashtu, premtim-mashtrimi tjetër i BDI-së së Ali Ahmetit dhe Artan Grubit është edhe autostrada, Shkup-Bllac. U premtuan se për tre vite do të ndërtohen 2 kilometrat e para, as këto dy kilometra ende nuk janë ndërtuar! Por ama bixhozi po zhvillohet shumë shpejtë! Ndërsa shiptarët edhe me Kosovën nuk janë të lidhur me autostradë!
E gjithë kjo, nxjerr fytyrën e vërtetë të BDI-së dhe partnerit të tyre, LSDM-ASH. Që paratë për autostradat në Maqedoninë Veri-Perëndimore të përfundojnë në xhepat e funksionarëve të partive në pushtet dhe të investohen në kumar. Ndërsa shqiptarët e Maqedonisë së Veriut të jenë sa më larg Kosovës dhe Shqipërisë.

Comments