Lindja e Mesme ‘mban frymën’, Trump-Iranit: Koha po mbaron!

126

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar Iranin se “koha po mbaron” për të arritur një marrëveshje mbi programin bërthamor, ndërsa Shtetet e Bashkuara po rrisin ndjeshëm praninë e tyre ushtarake në rajonin e Gjirit.

Trump deklaroi se një “armatë masive” e forcave detare amerikane po lëviz “me shpejtësi, fuqi dhe qëllim të qartë” drejt Iranit, duke sinjalizuar gatishmërinë e Washingtonit për veprime të ashpra nëse Teherani nuk pranon të ulet në tryezën e negociatave.

Reagimi nga Irani ishte i menjëhershëm.

Ministri i Jashtëm Abbas Araghchi tha se forcat e armatosura iraniane janë “me gishtin në këmbëz”, gati për t’iu përgjigjur “menjëherë dhe fuqishëm” çdo agresioni, qoftë në tokë apo në det.

Irani vijon të këmbëngulë se programi i tij bërthamor është plotësisht paqësor dhe se nuk ka synuar kurrë zhvillimin e armëve bërthamore, akuza këto që i ka mohuar vazhdimisht përballë SHBA-ve dhe aleatëve të saj.

Comments are closed.