LR-PDSH zbarkon në Gostivar, Taravari: Fitorja fillon nga Gostivari (FOTO)

321

Moebel THEMA

1

Lëvizja për Reforma PDSH sonte ka zbarkuar në Gostivar, ku do të zgjidhet edhe struktura rinore e LR PDSH, dega e Gostivarit.

Sekretari gjeneral i LR-PDSH-së, Arben Taravari gjatë fjalimit të tij para të rinjëve të kuvendit të rinisë, theksoi se nga Gostivari fillon fitorja e LR-PDSH-së, njofton TetovaSot.

“Nga këtu ju jap një porosi BDI-së se revolucioni politik i LR-PDSH fillon nga Gostivari dhe pikërisht nga këtu do ju fitojmë. Gostivari ka qenë promotore e lëvizjeve kombëtare, pikërisht shumë nga ne ishim në këtë sallë para shumë viteve kur themeluam PPDSH-në, sonte përsëri jemi pothuajse të njejtit qe po e konsolidojmë LRPDSH-në. Fitorja e LR PDSH fillon nga Gostivari, dhe humbja e BDI-së do të filloj po nga Gostivari”, deklaroi Sekretari gjeneral i LR PDSH, Arben Taravari gjate fjalimit të tij drejtuar të rinjëve ne kuvendit e rinisë.

12

Comments