LSDM: Mbrojtja të anulojë tenderin prej 250 mln eurosh

105

Moebel THEMA

Shkak për këtë akuza ishte tenderi I fundit I Ministrisë së Mbrojtjes prej 250 milionë eurosh. Petre Shilegov nga LSDM, kërkon anulimin urgjent të të njejtit.
“Ministria e Mbrojtjes po zbaton një procedurë për furnizimin e automjeteve të blinduara në vlerë prej 250 milion euro, pagesa e të cilit duhet të realizohet në periudhën nga viti 2018 deri në vitin 2026. Kjo nënkupton se për momentin për shkak të politikave të gabuara të qeverisë, nuk ka mjete për pagesë dhe ky obligim i lihet tre qeverive të ardhshme të Maqedonisë. Me këtë, në mënyrë shumë serioze ngarkohen buxhetet e tre qeverive të ardhshme të Maqedonisë.Moskujdesi i kësaj qeverie solli deri aty që ARM në tërësi të margjinalizohet, ndërsa përfaqësuesit e saj, ushtarët i ka lënë edhe pa gjërat esenciale. Qeveria në tërësi e shkeli dinjitetin e ushtarëve të cilëve po i mungojnë çizme, batanije, strehim të përshtatshëm dhe mjete për punë”, Petre Shilegov, nga LSDM.
Comments