LSDM: VMRO harxhon për luks, as ky buxhet nuk ka para për kopshte fëmijësh

203
fresco

midle
Vlera e gjithë projektit “Shkupi 2014” i tejkaloi 667 milionë eurot. Me këto para mund të ndërtoheshin 4.446 kopshte fëmijësh. Vetëm rrota panoramike, të cilën VMRO e quan “rrota e çmendurisë”, kap vlerën prej 19 milionë eurosh, tha sot Damian Mançevski nga LSDM. Vetëm me të hollat e saj mund të ishin ndërtuar 126 kopshte për fëmijë, akuzojnë nga LSDM.
“Në projekt-buxhetin për vitin 2017, askund nuk përmenden 140 kopshte fëmijësh të cilat i akuzuari Gruevski premtoi se do të ndërtojë për tre vite e gjysmë, në vlerë prej 25 milionë eurosh. Në projekt-buxhetin për vitin 2017, për ndërtimin, pajisjen dhe mirëmbajtjen e kopshteve, për tre vitet e ardhshme ka vetëm një milion e dyqind e nëntëdhjetë mijë euro. Me fjalë të tjera, Nikolla Gruevski përsëri gënjen. I akuzuari Gruevski nuk mundet as të premtojë, as të zbatojë projekte në interes të qytetarëve. Me vite, ai është duke i hedhur paratë e qytetarëve për luks, duke “ngrënë” mijëra kopshte fëmijësh”,- deklaroi nënkryetari i LSDM-së, Damian Mançevski.
Comments