Lufta kundër drogës: 3.600 njerëz janë vrarë në 100 ditët e para të Dutertes si president (Foto +16)


Më shumë se 3.600 njerëz janë vrarë në Filipine në 100 ditët e para në zyre të presidentit, Rodrigo Duterte, si pjesë e luftës së tij të përgjakshme kundër drogës.
Së fundmi, Duterte ka thënë se lufta e tij kundër shpërndarësve të drogës dhe kriminelëve do të vazhdojë, sepse “unë nuk mund t’i vrasë të gjithë ata”, transmeton Express.
Duterte u zgjodh presidenti i vendit në muajin maj të këtij viti me zotimin se nuk do ta lejonte vendin që të bëhej shtet narkotik, si dhe me premtimin se do t’i vriste ata që janë të përfshirë në importimin dhe shitjen e drogave të jashtëligjshme.
Ai, madje e ka lidhur luftën e tij kombëtare kundër drogës me Holokaustin dhe ka thënë se do të ishte i lumtur sikur të masakronte po aq varës të drogës sa Hitleri çifutë.
Shkalla e luftës së tij kundër drogës ka qenë e paparë deri më tani.
Vlerësohet se ai ka vrarë 3.600 persona, përfshirë 1.300 të dyshuar të vrarë në beteja të armatosura me policinë.
Mesatarisht, kjo i bie që 36 persona janë vrarë në ditë që kur ai mori postin e presidentin më 30 qershor.