Lufthansa në ditën e tretë të grevës, anulohen rreth 830 fluturime

62

Moebel THEMA

lufthansa-804x380

Kompania kryesore ajrore e Gjermanisë Lufthansa ka anuluar rreth 830 fluturime të planifikuara për të enjten, pasi pilotët e saj vazhduan grevën për të tretën ditë radhazi, raporton Anadolu Agency (AA).

Greva në Lufthansa do të ndikojë në të gjitha fluturimet brenda Gjermanisë dhe Evropës, duke anuluar rreth 830 linja të fluturimeve të shkurtra, të mesme dhe të gjata.

Që nga e marta, greva ka çuar në anulimin e 2.618 fluturimeve, me ç’rast janë prekur më shumë se 315.000 pasagjerë.

Comments