Maliq, 49-vjeçari u dogj nga furnela elektrike

501

 

 

shkoder-c1200x600

Policia e Korçës sqaroi sot se zjarri që lëndoi një banor të fshatit Libonik dje dhe i dogji orenditë e shtëpisë së tij dje ishte aksidental.

Zjarri në shtëpinë e F.T, 49 vjeç ka rënë nga pakujdesia  e tij  në përdorimin e një furnele elektrike.

Në momentin e zjarrit, F.T, ndodhej i vetëm në banesë dhe për pasojë ky i fundit,  ka marrë djegie në pjesë të ndryshme të trupit. Gjithashtu janë djegur edhe orenditë shtëpiake të kësaj banese. I dëmtuari , tha policia, po merr mjekimin e nevojshmëm mjekësor, në Spitalin Rajonal të Korçës.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për  “Ngjarje aksidentale”.

Comments