Konflikt i ashpër mes dy peshkatarëve në Vlorë, 29-vjeçari plagos rëndë në kokë kolegun


Dy peshkatarë në Vlorë janë grindur ashpër me njeri tjetrin dhe si pasojë, njeri prej tyre është goditur rëndë në kokë nga kolegu. Policia e Vlorës njoftoi se e arrestoi në flagrancë njërin prej tyre për “Plagosje të rëndë me dashje”.
Ai quhet Erlind Lato, 29 vjeç, banues në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur dje, rreth orës 16:00, në Triportin e Vlorës pranë molit të anijeve. Erlind Lato e ka goditur me mjete të forta E.K., 30 vjeç, me banim në Vlorë, për motive të dobëta.
I dëmtuari është dërguar menjëherë në spitalin e Vlorës pasi ka marrë dëmtime të rënda në pjesën e kokës dhe më pas është nisur drejt Spitalit të Traumës Tiranë për mjekim më të specializuar.