Manchester City shpallet kampion i Anglisë

511

Manchester City ka arritur të shpallet kampion i Premierligës për sezonin 2021/22.

“Citizens” fituan ndeshjen e fundit të edicionit ndaj Aston Villas, por ishin në disasvantazh prej dy golave.

Aston Villa shënoi dy herë përmes Cash dhe Coutinhos, por City përmbysi gjithçka brenda 10 minutave, shkruan Gazeta Express.

Gundogan me dy gola dhe Rodri një ia siguruan fitoren vendasve dhe titullin e radhës të kampionit në Premierligë.

Në anën tjetër, fitore shënoi edhe Liverpooli 3:1 ndaj Wolves, por ishte e pamjaftueshme. /Gazeta Express/

Comments