Manchester United dhe efekti Ibra-Murinjo-Video

202

Moebel THEMA

Kur është te Liga e Kampionëve, Ibrahimoviç nuk e di si duket si trofe, por kur është puna te kampionatet nuk ka vend dhe skuadër me të cilën ka luajtur dhe nuk e ka shijuar atë.Në secilin kampionat Ibra ka rrëmbyer trofe të tillë ndërsa për herë të parë është në rrugë të duhur për t’a bërë edhe me Manchester United.Dy ndeshje dhe tre gola për t’i dhënë bashkë me të tjerët që luajnë në këtë klub prestigjioz gjashtë pikët për një betejë të ashpër për t’u shpallë kampion aty ku do jetë secila ndeshje një finale dhe histori në vete.Por Manchester ka edhe të famshmin ” Special one”, ndër më të mëdhenjtë e trenerëve në histori.Duke se ka prekur dora e tij dhe skuadra është krejtësisht ndryshe nga edicionet e kaluara, aq më tepër kur përforcimi më i ri që kushton mal me para Pogba ,bëri një paraqitje të mirë dhe një ndeshje që nuk mund të quhet debutuese për shkak se më parë kishte luajtur për këtë skuadër por nuk i ishte besuar edhe aq duke e shitur dhe më pas blerë “cmendurisht”.Kampionati anglez këtë vit pritet të jetë shumë i vështirë me të paktën dhjetë skuadra që janë përforcuar shumë, por beteja e qytetit të Manchesterit do të jetë shumë e madhe për trofeun.Bashkë me të rikthehet edhe “lufta” e famshme Murinjo-Guardiola një dyshe që përplaseshin dikur në një kampionat tjetër-atë spanjol./Faktiditor/.

 

https://www.youtube.com/watch?v=ZTRkAtAXWes

Comments