Maqedonia me vdekshmëri të lartë nga kanceri (Video)

197

Image result for cancer

Moebel THEMA

Maqedonia është vendi i tretë në botë sipas përqindjes së vdekshmërisë nga kanceri në gji. Sipas të dhënave të Shoqatës “Borka”, numri i të prekurve nga kanceri në gji para tetë viteve ka qenë 600 ndërsa tani është 1200. Nga kjo shoqatë tregojnë se të gjitha terapitë e reja të nevojshme për shërim dhe të cilat mund ta zgjatin jetën, janë të pakapshme. Ndryshe sot me shëtitje simbolike dhe garë humanitare, më shumë se një mijë qytetarë sot në parkun e qytetit në Shkup u dhanë mbështetje të prekurve nga kanceri në gji dhe familjeve të tyre, njofton Alsat M.

“Agjencia për ilaçe dhe Ministria e Shëndetësisë së bashku me klinikën e onkologjisë vendosën një ilaç të ri, duhet disa terapi, por konsiderojmë se kjo është pak dhe duhet të ridestinohen mjetet e buxhetit dhe t’i jepet kancerit prioritet në Maqedoni si sëmundje, të bëhet një fond i veçantë që të gjithë pacientët të kenë mundësi t’i kenë këto ilaçe bashkëkohore”, tha Biba Dodeva, shoqata “Borka”.

“E tërë bota këtë e zgjidh me tatime shtesë. Tatimi shtesë i duhanit, të paguhet më shumë për çdo gjë që ndodhë, të ketë tatim më të lartë për alkoolin, vetëm kështu mbushen buxhetet shëndetësore që të mund t’i bëjmë ballë ilaçeve të shtrenjta. Nëse marrim të ardhura mesatare prej 300 euro, është problem shumë i madh që një njeri të blejë terapi prej tetë mijë eurove në muaj”, u shpreh MIlan Risteski, drejtor i klinikës për onkologji.

Comments