
Mund të jetë një përpjekje për të turbulluar Paris Saint-Germian para ndeshjes të së mërkures në Champions League.
Por ylli i Real Madrid, Marcelo, e ka bërë që qartë atë që beson. Ai ka thënë se beson që Neymar Jr. një ditë do të mbrojë ngjyrat e Los Blancos, shkruan Marca.
Neymar i ka prirë klubit parisian këtë edicion dhe skuadra që drejton Unai Emery llogaritet si favorit për ta fituar Champiosn League.
“Mendoj që Neymar do të luajë për Real Madridin një ditë”, ka thënë Marcelo.
“A do të përshtatej ai në Real Madrid? Sigurisht”.
“Do të ishte madhështore nëse ai vjen në Real Madrid”.
“Sipas mendimit tim lojtarët e mëdhenj duhet të luajnë në këtë klub.

