Matoshi nervozohet me autorin e emisionit, largohet nga studio në mënyrë demonstrative

239

Analisti Halil Matoshi është larguar mbrëmë nga studio e emisionit “Adresa” në Kanal 10.

Ai është nervozuar me autorin e emisionit Arben Ahmetin, duke i thënë se po etiketohet shumë nga mysafirët tjerë të emisionit.

Por, Ahmeti i ka thënë se Matoshi po i nxit fillimisht etiketimet.

“Unë muj të lejoj debat ta etiketosh tjetrin. Por kur etiketon dikë, prit që edhe të etiketkon pastaj”, ka thënë Ahmeti.

“Ti dmth po bën studio për etiketime a”, ka pyetur Matoshi.

Ahmeti i ka thënë se një gjë të tillë po e bën Matoshi.

Ky i fundit e ka mohuar një gjë të tillë dhe është larguar nga studio

“Z. Ahmeti e pavërtetë, natën e mirë”, ka thënë Matoshi.

Ai nuk është ndalur edhe përkundër thirrjeve te autorit të emisionit.

Comments