Në mbledhjen e Trupit koordinues për menaxhimin e situatës me reshjet në komunën e Tetovës, të realizuar sot më 09.08.2016, u diskutua dhe u sollën këto përfundime:
– Gjatë natës së mbrëmshme nuk kishim të reshura dhe situata paraqitet si stabile në të gjitha pikat kritike në qytet dhe malësi.
– Rruga Shipkovicë-Brodec, është pastruar dhe është plotësisht e kalueshme për automjetet dhe banorët.
– Ekipet punuese të komunës së Tetovës, Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim si dhe Armatës së RM, janë duke punuar për pastrimin e rrugëve nga prurjet, brenda fshatit Shipkovicë, në rrugën Shipkovicë-Brodec si dhe në lokalitetin e quajtur Përroi i Madh.
– Në Reçicë të madhe vazhdon pastrimi i shtratit të lumit për qëllime preventive.
– Që sot ekipet punuese do të dalin në teren dhe do të riparojnë ujin i cili po rrjedh përgjatë oborrit të SH.F Rexhep Voka në Shipkovicë, përmes vendosjes së tubacionit adekuat.
– Me vendim të Shtabit Republikan për Menaxhim me kriza obligohen Armata e RM dhe Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim të bëjnë thyerjen e shkëmbinjëve të mëdhej në rrugën Shipkovicë-Brodec.
– Informojmë personat që si pasojë e reshjeve kanë pësuar dëme në tokat bujësore,të njëjtat ti paraqesin nëzyrat e Njësisë Rajonale të Ministrisë së Bujqësisë në Tetovë, të cilat gjenden në objektin e Komunës së Tetovës, kati përdhesë zyra nr.86.
– Sipas të dhënave nga Qendra për Shëndet Publik, cilësia e ujit në qytetin e Tetovës dhe f.Gajre është e rregullt dhe i njëjti mund të përdoret për pije.
– Gjatë ditës sotme pritet edhe raporti mbi cilësinë e ujit në fshatin Shipkovicë, dhe për këtë do të njoftoheni në orët në vijim.
Posti i meparshem