Reduktohen shumë linja të autobusëve drejtë Hasanbegut dhe fshatrave përreth

241
fresco
Reduktohen shumë linja të autobusëve drejtë Hasanbegut dhe fshatrave përreth

midle

Për shkak rrugëve të prishura nga vërshimet, si dhe rrugëve të pakalueshme, shumë linja të transportit publik janë shkurtuar dhe reduktuar, informojnë nga ndërmarrja publike ‘Shkup.

Ky ndryshim vlen edhe për linjat e autobusëve 65B, e cila rregullisht shkon në Stajkovci, si dhe autobusi me numër 55 që shkon drejtë Haracinës, Orllancës dhe Grushës. Të dy autobusët do të shkojnë deri tek tregu në Çento.

Nuk do të qarkullojnë as linjat 65 në relacion Rashtak-Creshevë-Viniçe- Smillkovc, 65b deri te fshati Smillkovci dhe 65a deri te fshati Stracincë si dhe 55a deri te fshati Bërnjan.

Shkurtimet dhe reduktimet e linjave do të vlejnë deri në sanimin e këtyre rrugëve.

Comments