Mbledhje e jashtëzakonshme e Qeverisë ora 16:30
Zv.ministri i mbrojtjes Bekim Maksuti ka paralajmëruar për seancë të jashtëzakonshme të Qeverisë sot në ora 16.30 pas situatës kritike që përfshiu Shkupin me rrethinë, veçmas fshatrat Hasanbeg, Haraçinë dhe tjera.
Ai me këtë rast thotë se edhe në takimin e sotëm me Qendrën për menaxhim me kriza ku ka qenë i pranishëm ai dhe qeveritarë tjerë shqiptarë janë sjell disa konkluza, veçmas ajo që t’u dilet ndihmë banorëve të prekur nga vërshimet dhe të sanohen dëmet e shkaktuara.
“Vazhdon prania në terren nga ana e armatës. Madje, ne ndërmorëm gjitha masat që t’u dilet në ndihmë banorëve, ndihmuam me ujë, mjete sanitare, disa prej tyre edhe të zhvendosen nga pikat kritike. Me pjesëtarë të armatës, pra me automjete speciale ne kemi qenë në terren diku rreth 400 ushtarë përfshirë edhe ditën e sotme që e kemi ndarë me policinë të cilët edhe ata kanë intervenuar në pjesë tjera të caktuara në terren”, ka thënë për Aktuale.mk, Maksuti duke shtuar se me këtë intervenim të tyre kanë shpëtuar shumë jetë njerëzish.
Ai thotë se gjëja më mirë e mundshme ka qenë të intervenohet sa më shpejtë e mundur, thotë se prej mbrëmë kanë qenë në terren, ndërsa kanë intervenuar edhe në Tetovë. “Atje nuk ka ndodhur më e keqja, tre fshtra kanë qenë të bllokuar, por mëngjesin e sotëm arritëm që ata tre fshatra t’i zhbllokojmë dhe normalizojmë gjendjen”, ka thënë ai. Si qeveri shton ai, do bëjmë çmos që t’u dilet në ndihmë banorëve dhe të sanohen dëmet. Ai paralajmëron ndihma për banorët e prekur nga vërshimet, si nga Komuna e Gazibës, qyteti i Shkupit si ashtu dhe Komuna e Çairit.