ALI AHMETI: DO T’U QËNDROJMË PRANË TË DËMTUARVE



Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka shprehur ngushëllimet e tij për viktimat e humbur si pasoj e vërshimeve që kapluan Shkupi, ndërsa ka shtuar se ai dhe partia e tij do të ju qëndroj pranë dhe do të ju ofrojnë ndihmën e nevojshme personat e prekur nga këto vërshime.
“Më lejoni që të shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet e viktimave nga vërshimet e mbrëmshme në Shkup me të cilët ndaj dhimbjen për humbjen e më të dashurve të tyre.
Njëkohësisht siguroj të gjithë të dëmtuarit që do t’ju qëndrojmë pranë për çdo nevojë të tyre dhe do t’i mbështesim tërësisht me të gjitha kapacitetet institucionale dhe njerëzore”, ka shkruar Ali Ahmeti në rrjetin social facebook.