Më falsifikoi nënshkrimin, që ti shet të tre shtëpitë në Australi

226

 

Ish gruaja e njërit ndër bashkëpunëtorëve më të afërt të Nikolla Gruevskit dhe deputetit aktual të diasporës nga VMRO-DPMNE-ja, Vasko Naumovski, ka akuzuar rrëndë bashkëshortin e saj se, ka falsifikuar nënshkrimin e saj me qëllim që ti shet tre shtëpitë e tyre në bashkëpronësi me ish gruan, që i posedojnë në  Australi, transmeton Zhurnal.mk

Tashmë ish gruaja e Naumovskit, Godrana Todoroska, edhe një viti më parë ish burrin e saj e akuzoi për dhunë familjare, e cila për këto veprime çnjerëzore nga buri i saj e dëshmoi me disa dokumentacione.

Sipas Todorovskës, ish bashkëshorti i saj, Naumovski këtë vit ka shitur tre shtëpi, të cilat i  kishin në bashkëpronësi të përbashkët. Ky veprim sipas Todorovskës është veprim ilegal, pasi që ish burri i saj ka falsifikuar nënshkrimin e saj dhe ka shitur shtëpitë që kanë pasur në bashkëpronësi të përbashkët, transmeton Zhurnal.mk

Comments