Me nderime i jepet lamtumira e fundit nënës së dëshmorëve Tahir dhe Agim Mazrekaj

125

Sot iu dha lamtumira e fundit nënës Zymë, të ëmës së dy dëshmorëve, Tahir e Agim Mazrekaj.

Në ceremoninë mortore ishte i pranishëm kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili tha se nëna Zymë ishte një grua fisnike, që me sakrificë dhe dashuri për atdheun rriti fëmijët e saj, duke i edukuar me frymën e lirisë.

“Trashëgimia e saj dhe e familjes Mazrekaj do të mbetet gjithmonë shembull i sakrificës dhe patriotizmit. Ngushëllime familjes Mazrekaj dhe bashkëluftëtarëve. U prehtë në paqe!”, ka shkruar ai.

Comments are closed.