MË SHUMË SHI NË MAVROVË 81 LITËR, NË SHKUP 40
Më shumë shi në 24 orët e fundit kanë reshur në Maqedoninë perëndimore. Sipas matjeve të DPHM, në Mavrovë kanë reshur 81 litra për metër katror, Pozharanë 61, në Lazaropolë 59, Tetovë 54 dhe Dibër 48.
Në Shkup kanë reshur 40 litra në metër katror, Kumanovë 38, Berovë 32, Manastir 28, Kriva Pallankë dhe Krushevë 26, Ohër 23, Strumicë 21, Topollçanë 18, Dojran 16, Gjevgjeli dhe Pretor 12, Shtip, Vinicë, Prilep dhe Gjurishtë 11 dhe Demir Kapi 9 litra në metër katror.
Temperaturat këtë mëngjes kanë lëvizur nga 5 në Mavrovë, 6 në Lazaropolë, 9 Pozharanë, 10 Krushevë, Dibër, Topollçanë, Pretor Gjurishtë, 11 Ohër, Berovë, 12 Shkup, Kriva Pallankë, Kumanovë, Tetovë, Manastir, Prilep, Vinicë, 14 në Shtip, Strumicë, Dibër, 15 në Gjevgjeli, Dojran dhe 16 në Demir Kapi.
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, me reshje të përkohshme të shiut me intensitet të ndryshueshëm. Vende-vende reshjet do të jenë të vërshueshme të shoqëruara me vetëtima dhe erë të përforcuar, në formë të motit të lig dhe me kushte për dukuri të izoluar të breshërit. Temperatura do të jetë në interval prej 13 deri në 18 gradë Celsius.
Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme, me reshje të përkohshme të shiut dhe me intensitet të ndryshueshëm dhe me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura deri në 16 gradë Celsius.
Nesër reshjet do të jenë me intensitet të dobët, ndërsa në male do të kalojnë në borë.
Mot me vranësira të ndryshueshme dhe me shi do të mbajë edhe ditëve në vijim, ndërsa temperaturat do të ulen.