Meda dhe Vjollca Haxhiu sërish me këngë të re [Video]
Vjollca Haxhia dhe këngëtari i njohur, Meda janë goxha aktiv me projekte të reja muzikore.
Ata deri më tani kanë sjell këngë dhe bashkëpunime të shumta që u pritën tejet mirë nga fansat, shkruan lajmi net.
Dyshja tsshmë kanë realizuar mbi 10 bashkëpunime së bashku e tani kanë paralajmëruar edhe projektin e radhës.
“Së shpejti”, është përshkrimi i videos së publikuar nga Vjollca ku ndan me ndjekësit një pjesë të këngës.
“Falem”, “Ja un ja ti”, “Princeshë”, “Dashnia jon” dhe “Lujna pak”, janë disa nga projektet e suksesshme të artistëve në fjalë. /Lajmi.net/