Pak orë para koncertit, vokalisti i “Elita 5” nderohet me “çelësin e Tiranës”[Foto]

219
Për nderë të 30 vjetorit të krijimit të grupit, “Elita 5” do të mbajë koncert në Tiranë.
Lajmi për koncertin e këtij grupi ishte bërë i ditur nga vetë kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, shkruan lajmi.net.

“Elita 5 në Tiranë!👨‍🎤🎶🎤. Më 7⃣ Shtator, ⏰ 20:00, koncerti madhështor i Elita 5 në Amfiteatrin e Tiranës! 🎆🏟Ejani të festojmë së bashku 30-vjetorin e krijimit të grupit dhe të njiheni e të shijoni albumin e tyre më të ri.📀🥁🎧 Mos mungo në superkoncertin e legjendave të rrokut shqiptar! 🥰🤘🇦🇱”, ka shkruar Veliaj.

Ai para këtij koncerti ka pritur në takim vokalistin e grupit, Arif Ziberi, të cilin e nderoi me “Çelësin e Tiranës”.

Kujtojmë që projektet më të suksesshme nga “Elita 5” janë “Çmendem”, “Më fal”, “Alcapone” dhe “E urrej shiun”. /Lajmi.net/

Comments