Media serbe: Vajza tona po shesin trupin te shqiptarët për një palë xhinse

209

Moebel THEMA

prostiticoion

Vajzat e reja serbe nga Vrajna në jug të Serbisë, po shesin trupin e tyre te shqiptarët, për vetëm 10 euro apo një palë xhinse, si pajoje e gjendje së keqe ekonomike, raportojnë mediat serbe.

Gazeta serbe Kurir, duke iu referuar një vajze me inicialet P.F. nga Vranja, shkruan në një artikull të publikuar së fundmi se, me ndihmën e prindërve dhe miqve, ajo arriti të dalë nga ferri i prostitucionit. Por, tani është duke u trajtuar për varësinë ndaj drogës.

Për këtë, ua hedh fajin shoqeve të shkollës, të cilat i akuzon se e kanë futur në këtë “biznes të pisët”.

Kanë parë se jam e dëshpëruar, pa asnjë metelik, me xhinse të arnuara, me xhaketë të vjetër të nënës. Dinin gjithçka për mua dhe më joshën”, ka thënë ajo për gazetën serbe.

“Shoqet më dërguan me taksi në Preshevë ku edhe pata marrëdhënie me një djalë të ri shqiptar, ku fitova 30 euro dhe një palë xhinse të reja”, tregon vajza duke shtuar se ishte kthyer në shtëpi shumë e lumtur.

Ajo thotë se është vetëm një nga shumë vajza që në këtë mënyrë përpiqen të fitojnë para.

Vajza me inicialet P.F. tregon se ka pasur shumë situata të rënda kur prindërit kanë kuptuar se vajzat e tyre po bëjnë këtë punë. Sipas saj, ata kur kanë kuptuar se ato me javë të tëra nuk po shkonin në shkollë, kanë shkuar vet në Preshevë për t’i kthyer mbrapsht në shtëpi.

Comments