Mercedes projekton AMG-në e re sportive, për të konkurruar me Porsche 718 Cayman (Foto)
Ajo mund të jetë gjithashtu në dispozicion në dy versione, ndërsa çmimi do të jetë konkurrues ndaj makinës rivale të Porsche. Sipas Autocar, modeli i ri i Mercedes-AMG mund të shfrytëzoj njësinë e rinovuar të benzinës me katër cilindra 2.0 litërsh që jep deri në 400 kuaj fuqi, e cila gjithashtu do të fuqizojë modelet e ardhshme A35 dhe A45.
Sipas Autocar gjithashtu pretendohet se makina do të ketë një stil me lidhje të qarta si makinat e mëhershme të AMG, por do të jetë shumë më special.
Modeli i propozuar ka më shumë gjasa të hyjë në prodhim shumë shpejt. Kjo ide për makinë sportive është relativisht e arritshme financiarisht dhe në mënyrë ideale plotëson dëshirat e adhuruesve të makinave sportive.
Kjo do të thotë se motori i montuar në pjesëne përparme si shumica e AMG-ve të tjerë dhe një plan urbanistik në pjesën e pasme nuk përjashtohet për modelin e ri./Lajmi.net/