Merren 700 mijë euro mall. Argjendaria tek Pazari i Ri u grabit sot për herë të dytë

Një grabitje argjendarie është mësuar mbrëmjen e sotme. Burime nga policia kanë bërë të ditur se është grabitur argjendaria “Pavllo”, tek Pazari i ri. Por kjo argjendari nuk është grabitur për herë të parë sot, ku janë marrë 700 mijë euro mall.

Katër vite më parë tre persona me maska në kokë e armë në duar, dy me pistoleta e njëri me thikë, kanë hyrë në argjendarinë e shtetasit Pavllo Shkavra, vetëm pak metra nga sheshi “Avni Rustemi”. Ngjarje kjo e ndodhur me 14 Prill të vitit 2012.
Pronari i argjendarisë, shtetasi Pavllo Shkavra, i cili ka tentuar të reagonte është qëlluar me tytën e pistoletës në kokë duke rënë pa ndjenja. Të rinjtë kanë marrë gjithë buzhuteritë që ndodheshin në tavolinë e banak e më pas, duke rrëzuar manekinet, kanë hequr gjithë mallin e ekspozuar.
Pjesa e jashtme me xhama e ka bërë transparente ngjarjen për kalimtarët e rastit, por edhe për tregtarët e tjerë që vepronin aty pranë. Në kohën kur tre grabitësit po mblidhnin bizhutë e fundit para se të largoheshin, telefonata denoncuese kishte mbërritur në Policinë e Tiranës, e cila nisi disa shërbime drejt vendit të ngjarjes.
Tri grupe të patrullës së përgjithshme u nisën menjëherë drejt vendit të ngjarjes nga drejtime të ndryshme, nga qendra e Tiranës, nga Unaza dhe nga zona e Komisariatit Nr. 4. Ndërkohë, autorët e krimit, pasi dolën nga argjendaria, bënë një ndarje të mallit aty për aty dhe ia mbathën vrapit. Ata u arrestuan më vonë.