Mësimi nis në të gjitha shkollat e Skënderajt
Procesi edukativo-arsimor sot ka filluar në të gjitha shkollat e Skënderajt pa asnjë vonesë dhe me përgatitjet e nevojshme.
Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor Nënkryeatari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura ka vizituar në orët e paradiës disa prej shkollave të Skënderajt. Ai më këtë rast ka parë nga afër përgatitjet për procesin edukativo-arsimor si dhe ka takuar mësimdhënësit dhe nxënësit e disa shkollave.
Nura i ka uruar për fillimin e vitit të ri shkollor të gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit duke shprehur përkushtimin e institucioneve lokale për përkrahje dhe avancim të sitemit arsimor në ngritjen e kapacitetev infrastrukturore e teknologjike dhe cilësisë në arsim.
Mësimi në Skënderaj ka filluar sot në 23 shkolla fillore dhe të mesme të ulëta, në 3 shkolla të mesme të larta dhe në 1 institucion prashkollor. Në vitin shkollor 2016-2017 në këtë komunë mësimin do ta ndjekin rreth 13 mijë nxënës në të katër nivelet të shkollimit. Këtë vit 730 nxënës për herë të parë do të ulen në bankat e shkollës, transmeton Klan Kosova.