Messi magjik fundos skuadrën e Pep Guardiolës-Video

Në një ndeshje tensioni , me plot raste Barcelona ia del mbanë përmes një Messi magjik që shënon tre herë dhe Neymar vulos fitoren e thellë 4 me 0 ndaj Cityt transmeton Faktiditor.Skuadra e Guardiolës nuk është se e meritonte këtë humbje kaq të thellë sepse edhe ata patën rastet e tyre , por humbja e tyre mund të ishte akoma më e thellë për faktin se Barca pati poashtu raste shënimi dhe humbi një penalti përmes Neymar.Ndeshja pati edhe shumë lojtarë që dolën para kohe dhe braktisën këtë ndeshje të madhe.Pique dhe Alba herët braktisën ndeshjen ndërsa edhe kartonat e kuq larguan Mathieu dhe portierin Bravo që ndali një rast të pastër jashtë zonës të Suarezit.Bravo në fakt vetë e bëri një gabim të pafalshëm që i kushtoi më pas në vijim skuadrës së tij.Barcelona me pikë maksimale betonon vendin e parë dhe thuajse tashmë e ka siguruar kualifikimin Ndeshja kthyese luhet poashtu midis të njëjtave skuadra që shihen si favorite të shkojnë shumë larg në këtë kompeticion.Ndeshja tjetër e grupit midis Celtikut dhe Menchengladbach përfundoi me fitoren e mysafirëve 2 me 0./Faktiditor/.

https://www.youtube.com/watch?v=tDRLADzIrI4
https://www.youtube.com/watch?v=o08QO9LundQ