Mësuesja ia dhuron veshkën nxënëses së saj (VIDEO)

160

Moebel THEMA

bethlyla_1feature-624x326

Një video prekëse shfaqë një grua teksa kupton se mësuesja e vajzës së saj që po vdes do t’ia dhurojë asaj veshkën, në mënyrë që t’ia shpëtojë jetën vajzës 4-vjeçare.

Dena Carreyn nga SHBA-ja, postoi një video në Facebook javën e kaluar e cila shfaqë atë duke marrë lajmin se Beth Battista do të jetë dhuruesja e veshkës për vajzën e saj Lyla.

Carreyn tha në rrjetin social: “Të premten e kaluar, më thirrën në shkollën e Lyla-s. Më thanë se një mësuese e re do fillonte punën dhe se duhej të takohesha me të”, transmeton Gazeta Express.

“Pasi që, sa herë që Lyla-s i vjen një mësuese e re, unë duhet ta trajnoj atë, t’i tregoj për gjendjen shëndetësore të saj, ilaçet etj. Kështu unë shkova në shkollë dhe dy mësueset aktual të Lyla-s ishin aty, dhe më thanë se mësuesja e re është rrugës duke ardhur. Dhe më pas më dhuruan një dhuratë. Dhe pastaj kjo ndodhi. (Nuk e kisha idenë se isha duke u filmuar)”, shtoi ajo.

“Shumë njerëz mendojnë se mësuesit janë heronj. Beth Battista është më shumë se heroi ynë; ajo është mrekullia jonë”, tha ajo.

Lajmi për këtë ngjarje u bë shpejt hit në mediat e huaja dhe rrjetet sociale, për shkak të gjestit të mrekullueshëm të mësueses.

Comments