Shkup, 3 maj – Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, thotë se është i gatshëm që të kërkojë falje në emër të partisë, secilit që Qeveria e mëparshme i ka bërë një padrejtësi apo dëm. Në emisionin e mëngjesit “E dua Maqedoninë” në Tv Sitel, Mickoski megjithatë theksojë se Qeveria e mëparshme ka bërë edhe punë të mira për shtetin, transmeton Zhurnal.
“Në atë periudhë prej 11 vitesh është normale që njeriu që punon të bëjë edhe gabime, dhe këtu nuk duhet të ketë dilema. Nuk mundeni që 100 % të jenë të sukseshëm në atë që e punoni. Kuptohet që gjatë vizitave të mija nëpër komitetet komunale, unë e bëjë këtë dhe kërkojë falje për atë që VMRO-DPMNE, unë personalisht si njeri padashje kam gabuar dhe kjo nuk duhet të jetë ndodnjë çudi, e aq më pak negative për një politikanë. NUk kam problem që të kërkojë falje. Por, duhet të theksohet se gjatë 11 viteve të qeverisjes së VMRO-DPMNE-së 180.000 persona janë punësuar”, ka theksuar Hristijan Mickoski, lider i VMRO- DPMNE-së.


Comments are closed.