Mihajllovski: Për ta mbrojtur Maqedoninë, ‘branitellat’ përsëri janë këtu!

141

Moebel THEMA

toni-mihajllovski-780x439

Aktori Toni Mihajllovsi në tribunën e një dite më parë të ‘branitellave’, ‘Gjithmonë të përgatitur’, ka folur për integritetin e Maqedonisë, në lidhje me emrin, luftërat që i ka zhvilluar Maqedonia, dygjuhësinë si dhe sulmet që i bëhen Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vendi ynë është sulmuar nga të gjitha anët, ajo edhe sot e kësaj dite po ndodh. Mihajllovski ka theksuar se lufta nuk udhëhiqet vetëm me pushkë dhe plumbi nuk është arma e vetme që mund ta mbyt njeriun.

Ai poashtu ka folur edhe për integritetin e Maqedonisë si dhe ka akuzuar opozitën për zbatimin e dygjuhësisë në vend.

‘Tani dikush do të na bind se Maqedonia duhet të jetë në dy gjuhë dhe duhet të gjejmë një mënyrë për ta mbrojtur Maqedoninë nga idiotësi të tilla. Dhe përsëri ‘branitellat’ janë këtu, nuk është patjetër të marrim armët, duhet të gjejmë një mënyrë sesi të mbrohemi. Përgjigja ime është që të shoqërohemi, të jemi së bashku, sepse kur grusht është i shtrënguar, është më i fortë, kur është i shpërndarë çdo gisht veçmas mund të thyhet.

Comments