Ministri Hoxhaj: Serbia ka rritur numrin e kërkesave për arrestim kosovarësh

249
fresco

midle

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka folur lidhur me arrestimin e drejtorit të Policisë rajonale të Mitrovicës, Nehat Thaçi.

Ai ka thënë se MPJ është marrë me këtë rast dhe kanë dhënë maksimumin derisa e ka cilësuar si të papranueshëm.

“Rastet e tilla janë të papranueshme për shtetin tonë dhe është e papranueshme që Serbia ka rritur numrin e kërkesave për arrestim të shtetasve tanë. Do ta japim maksimumin që ta zgjidhim këtë çështje”, ka thënë Hoxhaj në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës.

Ndërsa ministri i Punëve të Brendshme Skender Hyseni tha se në bazë të informative që kanë nuk ka bazë ligjore që Thaçi të mbahet në arrest.

Është e papranueshme sipas Hysenit që në lista të Interpolit të figurojnë qytetarët e Kosovës që kanë marrë pjesë në luftë.

Comments