MJEKËT VAZHDOJNË TË ALARMOJNË, MUND TË SHFAQEN EPIDEMI

213
fresco

midle

Mungesa e dezinfektimit si dhe grumbullimi i mbeturinave në një destinacion, është një alarm i keq për banorët e Hasanbegut të cilët u prekën nga vërshimet dhe që mund të përhapet epidemi e rrezikshme te ata, raporton SHENJA.

Rreth 70 pacientë kontrollohen në ditë në ordinancën Medical Point dhe furnizohen me barërat e nevojshme. Të vjellat, marramendjet dhe simptoma të ndryshme janë present te pacientët thotë doktor Besir Murtezani, i cili vazhdimisht u jep ndihmën e parë këtyre banorëve.

”Deri tani sa kemi evidentuar ne, kemi kaluar mbi 350 të kontrolluar dhe që u është dhënë ndihmë mjekësore në ordinancën tonë. Fluksi i pacientëve është diku 60-70 në ditë pa marrë parasysh janë ose jo pacient të ordinancës sonë”, ka deklaruar Besir Murtezani, mjek i përgjithshëm.

Ai thotë se krahas pritshmërisë së të prekurve numri është i vogël, por mospastërtia në fshat mund të pasojë dëme të mëdha në shëndet te banorët e këtij vendi.

”Përkrah pritjeve të mëdha që mund të ketë ndonjë epidemi numri është i vogël nga ata të cilët janë prekur pas ngritjes së temperaturave, mirëpo shpresojmë që në ditët e ardhshme të ketë edhe dezinfektim të pjesës së pastruar dhe shtëpive të pastruara që mos të kemi shfaqje të epidemive”, tha më tej ai.

Vazhdimisht është kërkuar ndihmë nga Ministria e Shëndetësisë për t’i furnizuar me barëra të nevojshme mjekët vullnetarë nga kjo ordinancë por tash e nëntë ditë nga vërshimet kërkesa është hasur në vesh të shurdhër.

Comments