Modric shpallet ‘lojtari më i mirë’, në Botëror

310

Luka Modric nuk e ngriti trofeun e Kupës së Botës, pasi u mposht në finale të ‘Rusia 2018’ nga Franca.

Mirëpo, mesfushori kroat ka qenë fantastik me performancat e tij përgjatë turneut.

Dhe për ta vlerësuar paraqitjen e tij, FIFA ia ka ndarë çmimin ‘Topi i Artë’ që i jepet lojtarit më të mirë të turneut.

Ndërkaq, talenti francez, Kylian Mbappe, ka marrë çmimin për lojtarin e ri më të mirë të Kampionatit Botëror.

19-vjeçari ka qenë fantastik përgjatë turneut duke i ndihmuar Francës që ta fitonte titullin.

Për më shumë, ai u bë vetëm futbollisti i dytë i ri (pas Peles) që shënon në një finale të Kampionatit Botëror.
Franca fitoi me rezultat 4-2 kundër Kroacisë për t’iu gëzuar për herë të dytë në histori Kupës së Botës.

Comments