Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë në Bashkimin Europian (BE), Federica Mogherini, ka reaguar për sulmin ndaj një xhamie në Kanada ku humbën jetën 6 persona.
Mogherini ka bërë një deklaratë me shkrim në lidhje me sulmin ndaj një xhamie në Kanada. Në këtë deklaratë ajo thotë se terrorizmi tregoi edhe njëherë se është kërcënim për të gjithë qytetarët në të gjithë botën, pavarësisht besimit, fesë dhe kombësisë. Ajo ka ngushëlluar të afërmit e personave që humbën jetën dhe drejtuesit e Kanadasë për këtë ngjarje.
Mogherini ka deklaruar se mbështet Kanadanë si një vend burim forcimi të lirisë së fesë dhe diversitetit ashtu sikurse është edhe BE-ja. Ajo ka vënë në dukje se do të nxisin dhe mbrojnë këto liri. Mogherini ka theksuar se do të punojnë me Kanadanë dhe ortakët e tjerë ndërkombëtarë në luftën kundër dhunës, ekstremizmit të dhunshëm dhe kundër çdo terrorizmi.
Si pasojë e një sulmi të armatosur nga 3 persona ndaj Qendrës Kulturore Islame në rajonin Quebec të Kanadasë, gjatë kohës së namazit të jacisë, të paktën 6 persona kanë humbur jetën dhe 8 të tjerë janë plagosur.