Momenti për Shkëndijën është tani
Edhe dy ditë dhe një gol por pa pranuar dhe shkruhet historia për Shkëndijën.Qyteti jeton me këtë sfidë të jashtëzakonshme .Bisedat janë të gjitha të fokusuara në këtë përballje që po numëron castet e fundit dhe më pas mbase lavdia do të jetë e Shkëndijës.Tifozët po presin këtë moment një jetë të tërrë.Ndoshta që në ndeshjen e parë ka mundur të ndodhë festa po të mos ishin minutat e mallkuara të shtesës qoftë në të parë pjesë ,qoftë në përfundim të ndeshjes.Por Shkëndija ka kohë për të pushuar për shkak se në fundjavë nuk zhvilloi ndeshjen kundër Shkupit dhe tashmë ka mbetur që Akrapovic t’i bëjë kombinatorikat, të përgatis skuadrën në mënyrën më të mirë të mundshme, ti japë Shkëndijës udhëzimet e jetës dhe t’u tregojë taktikat e sfidës që mund të zgjasë 90 minuta, mundet edhe më shumë, por mundet që aventura Kuq e Zi të vazhdojë në grupe, atje ku dikur as imagjonohej ndërsa tani është vetëm një hap larg ëndrrës së madhe evropiane.Gjithësesi kjo nuk vjen shpesh.Momenti është tani./faktiditor/.
https://www.youtube.com/watch?v=vCo_CNJE7TI