VMRO-DPMNE: LSDM po dëshiron që politikisht t`i keqpërdor vërshimet

506
vmro-dpmne

Grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së është gjithmonë për debat në Parlament, për këtë arsye edhe përkrah diskutimin për vërshimet që e goditën Maqedoninë, u përgjigjën nga partia në pushtet ndaj kërkesës së LSDM-së, transmeton TetovaSot.

“Grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së, si deri më tani, e përkrah debatin dhe do të bëjë gjithçka që është në mundësinë e saj që përmes debatit dhe procedurave në Parlament t`i ndihmoje qytetarëve në rajonet e goditura nga vërshimet, edhe pse jemi të vetëdijshëm se LSDM, ashtu si në seancën plenare edhe tani, dëshiron që politikisht ta keqpërdor këtë temë”, shkruan në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.

Sipas partisë në pushtet, në mungesë të ideve, programit, kapacitetit kadrovik dhe për shkak të rejtingut të ulët, LSDM-ja po tenton që përmes vërshimeve të fitoje poena të ulët politik.

Comments