Mos shfrytëzo tragjedinë e tjetrit

257

13095911_10154786229909348_4504956497971949121_n-1-300x300

Urim Salihu

Do ishte e tmerrshme nese do ishte e vertete qe zonat e ndryshme te tragjedise te shfrytezohen nga plackitesit qe te vjedhin gjesendet aty cfaredo qofshin ato.

Do ishte e tmerrshme nese shitesit e mjeteve te punes, cizmet , lopatat dhe mjete tjera te ngjajshme te shfrytezojne kete tragjedi per te rritur cmimin e po ketyre mjeteve.

Do ishte vrasese nese dikush deshiron te shfrytezoje kete moment per keqperdorimin e ndihmave ne ato zona ku njerezit kane pesuar traumat e vershimeve dhe jetojne ditet me fatale te tyre .

Do ishte nje krenari qe neser pas namazit te se premtes ose xhumase te kete njerez sa me masovikisht ne Hasanbeg per te kerkuar me gjithe mundesite e fundit vajzen e vogel Elif qe na djeg te gjitheve.Sa me shume njerez, aq me shume mundesia qe ajo te gjendet.Familja e saj e kerkon ne secilen sekonde te jetes se tyre.Ata kane dhimbje per nje qe e varrosen dhe nje tjeter qe nuk e dijn akoma ku eshte.

Do ishte fatale te shkosh ne Hasanbeg per perfitime politike.Shko atje, ndihmo, jepe mundin e fundit.Njerezit kane nevoje per jete, ushqim, mbeshtetje, apsione humanitare, pastrimin e shtepive plot balte.Mos e shfrytezo kurre nje tragjedi per t’u ngritur.Shko , vizito familjet e viktimave dhe lutu per shpirterat e atyre qe nuk jane.

Comments