Moti i keq në Maqedoni, DPHM: Edhe sot në mbrëmje reshje të rëmbyeshme

300

Së pari do të preken pjesët perëndimore dhe pastaj më vonë në mbrëmje, do të zgjerohet në pjesët qendrore dhe verilindore të Maqedonisë.
Pritet që vendi të përfshihet nga stuhia lokale dhe me shi të dendur, veçanërisht në pjesët perëndimore. Shirat do të vazhdojë gjatë gjithë natës.
“Fillimisht do të kaplohen pjesët perëndimore, ndërsa pastaj, nga fundi i ditës dhe në orët e mbrëmjes reshtje të shiut do të kemi edhe në rajonin e shkupit. Gjatë mbrëmjes reshjet e shiut do të vazhdojnë në pjesët qendrore dhe verilindore. Proceset pritet të jenë më intesive në formë të motit të ligë me shi të rrëmbyeshëm intesiv, veçanërisht në pjesët perëndimore”,njoftoi drejtoria për punë hidrometeorologjike.
Më së shumti shi në 24 orë e kaluara ka pasur në Shkup ku janë matur 93 litra në një metër katror. Në Mavarovë kanë rënë 39, në Pozharan 28, Krushevë 20, Ohër 18. Përmirësim I  motit na pret vetëm nga mesi I javës që vjen.
Comments