Moti me diell dhe vranësira të vogla, temperatura prej -6 deri në 14 gradë

56

Moti sot me diell dhe me vranësira të vogla lokale. Në disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior dhe veriperëndimorë. Temperature minimale do të jetë në interval prej -6 deri në -1, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 7 deri në 14 gradë, shkruan Alsat.

Në Shkup, në orët e mëngjesit në disa pjesë të luginës do të ketë paraqitje të mjegullës. Gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla. Temperatura minimale do të ulet në -5, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 9 gradë Celsiusë. /Alsat.mk

Comments