Mozzik plot emocion kujton një person të veçantë për të i cili nuk jeton më (Foto)

Reperi i njohur Mozzik së fundmi ka ndarë një status shumë emocionues përkrah një fotografie të postuar.
Ai ka shkruar fjalë të mëdha për dajën e tij të ndjerë i cili është duke i munguar çdo ditë e më shumë, shkruan lajmi.net
Përkrah fjalëve të shkruara me plot mërzi ai ka publikuar edhe një fotografi të dajës së tij, avokatit Muzafer Hetemi i cili nuk jeton më.
Ky është statusi i plotë i reperit:
Realisht vdekja është gjëja më e ftohtë , ende më e ftohtë është mungesa per ata qe i mori e lartë cekura Na mungon cdo dite o Daja jem..Qoftë mëshira Zotit mbi shpirtin tënd të mirë !I ndjeri Avokat Muzafer Hetemi ?I përjetshëm qoft