MPB do të del me të dhëna zyrtare për aksionin e ri policor “Qelia 3”

448
fresco

midle
30 ditë paraburgim për të arrestuarit në aksionin policor "Kalabria"

Ilustrim – MPB

Ministria e Punëve të Brendshme, vazhdon me zbatimin e aksionit “Qelia”, e cila ka të bëjë me personat e dyshuar për pjesëmarrje në ushtritë dhe formacionet paraushtarake dhe ushtarake të huaja, njofton Portalb.

Sipas informatave të par, gjatë periudhës së kaluar, janë arrestuar 5 shtetas të Maqedonisë në Turqi dhe të njëjtët u janë dorëzuar autoriteteve maqedonase.

Të dyshuarve, sipas informatave jo-zyrtare, nga Kumanova dhe Shkupi, u është shqiptuar masë paraburgimi.

Detaje për “Qelia 3”, do të ketë gjatë konferencës për shtyp të MPB-së, që do ta mbahet në ora 12.

QELIA 2

Ministria e Punëve të Brendshme e ka kryer një hetim gjithëpërfshirës nën emrin e koduar “Qelia 2″, me urdhër të prokurorit publik nga Prokuroria për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kundër S.R. (26), B.S. (32), B.G. (23), E.U. (36), F.I. (31) – të gjithë nga Shkupi, dhe M.M. (38) nga Tetova dhe S.I. (27) nga Kumanova, për shkak të ekzistimit të dyshimit se kanë kryer vepër penale “pjesëmarrje në organizatë terroriste”, gjegjësisht ose ai që ka ndihmuar në çfarëdo lloj mënyrë sipas nenit 394-a paragrafi 2 nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë, njoftuan nga Ministria e Punëve të Brendshme, më 9 korrik të këtij viti.

"Qelia 2"

“Qelia 2″

MPB njoftoi se aksioni policor është realizuar në 6 shtëpi në Shkup dhe 1 në Tetovë.

“Inofrmacionet e MPB-së janë se këta persona kanë marrë pjesë në zonat luftarake në Siri dhe Irak dhe se pas mbarimit të angazhimit të tyre ata janë kthyer sërish në teritorrin e Maqedonisë. Të gjith të dyshirit janë shtetas të Maqedonisë në mosh prej 23 deri më 38 vjeç. Ata akuzohen se kanë kryer vepër penale për pjesëmarrje në “organizatat terorriste”, e dënuar sipas nenit 394 A të Kodit Penal”, tha Dejana Nedelkoviq, nga MPB, transmeton Portalb.

Pas bastisjeve në shtëpitë dhe hapësira tjera, me urdhër të prokurorit, shtatë personave nga të cilët gjashtë në Shkup dhe një Tetovë, janë gjetur dhe siguruar katër persona (B.G., F.I., E.U. dhe B.S.), ndërkaq tre personat tjerë nuk janë të kapshëm për autoritetet.

Gjithashtu, gjatë bastisjeve që janë kryer në mëngjesin e 09 korrikut, janë gjetur dhe janë marrë: pesë desktop kompjuterë, dy lap-top kompjuterë, 19 telefona celularë, nën sim-kartela, mbajtës për sim-kartelë, nëntë USB stik, 50 CD-ja, memori kartela, maska mbrojtëse, tre dokumente udhëtimi, bluzë me shkrimin arab “Shteti Islamik i përjetshëm”, dhe tjera dokumente të cilët do të jenë pjesë ekspertizës.

“Qelia 1″

25 mars të këtij viti, 5 nga 11 të akuzuarit e rastit “Qelia 1”, janë dënuar me nga 5 vjet burg, ndërkaq hoxha nga Çairi, Rexhep Memishi është dënuar me 7 vjet burg, për pjesëmarrje dhe organizim paraushtarak dhe rekrutim të shtetasve të Maqedonisë për të luftuar në Siri, në anën e “Shtetit Islamik”.

5 të dënuarit me nga 5 vjet burg janë: Fazli Sula, Muhamed Shehu, Sejfulla Edemovski, Ahmed Dardhishta dhe Resul Saiti. Sipas Gjykatës, këto 5 persona kanë marrë pjesë në logjistikë  dhe organizimin e ushtarëve për të luftuar në Siri.

18 maj të këtij viti, dënime me burg prej dy deri në 4,6 vite u shqiptoi Gjykata Penale edhe 5 të akuzuarve tjerë në rastin “Qelia1”. Sipas vendimit të Gjykatës, të gjithë janë fajtorë për veprën e njejtë penale, “pjesëmarrje në ushtri të huaj, polici, fraksione paraushtarake ose parapolicore”, përcjellë Portalb.

"Qelia 1"

“Qelia 1″

I.F. mori dënim me burg prej 4,6 vite, A.A. 3,1 vit, E.R. katër vite, I.M. dhe S.S. nga dy vite burg.

Gjykata Themelore Shkupi 1, siç kumtoi, i shpalli fajtorë të gjithë pesë të akuzuarit siç edhe vetë ata, vullnetarisht, u prononcuan në sallën e gjykatës.

Përndryshe, aksioni “Qelia 1”, u realizua më 6 gusht të vitit të 2015. /Portalb

Comments