MPB-ja dhe sindikata u dakorduan për ndryshim të marrëveshjes kolektive

154

Image result for oliver spasovski

Moebel THEMA

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Sindikata Policore e Maqedonisë sot nënshkruan marrëveshje për plotësimin dhe ndryshimin e marrëveshjes kolektive nga viti 2015, me të cilën e drejta e punëtorëve me qëndrim të pandërprerë në objektet e caktuara të ndara të MPB-së më gjatë se 24 orë nga një rritet në tre ditë pune, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski pas nënshkrimit tha se zgjidhja është në drejtim të garantimit të punonjësve në të drejtën për pushim ditor dhe javor dhe orari i plotë i punës i konfirmuar me ligj.

“Është bërë edhe risistemim i orarit të punës, në pajtim me Ligjin për marrëdhënie të punës dhe me marrëveshjen e re, puna është organizuar në kohëzgjatje prej 12 orëve punë të rregullt dhe 12 orë pushim me pagesë për punëtorin në objekt, ndërsa për çdo 24 orë qëndrim të pandërprerë në punë i takojnë tre ditë të lira”, tha Spasovski.

Me rregullativën e përhershme orari i punës i punonjësve me qëndrim të pandërprerë në objekte të ndara të caktuara të MPB-së u organizua në kohëzgjatje prej të paktën 12 orë punë të rregullt dhe 12 orë pushim të punëtorit në objekt, ndërsa çdo 24 orë punë të pandërprerë, punëtorit i takon një ditë e lirë.

Kryetari i Sindikatës Policore të Maqedonisë Tihomir Klimovski, pas nënshkrimit tha se vendimi është pozitiv dhe i volitshëm për kolegët të cilët punojnë në këto objekte, por është larg nga idealja, sepse është e nevojshme vendosje e kushteve që ata të kenë kohë si gjithë të tjerët.

Në pyetje të gazetarëve për kandidatët e kthyer për policë nga Qendra për trajnim, ministri Spasovski tha se njëra prej arsyeve është koha e nevojshme për përgatitjen e Qendrës për pranim të kandidatëve të rinj, si dhe se ka edhe procedurë ende të pambaruar për numër të caktuar të kandidatëve për nëpunës policor.

Në lidhje me kërkesën e disa partive për intervenim parandalues nga MPB-ja në lidhje me pretendimet për presion ndaj administratës për votim të zgjedhjeve, Spapsovski publikisht bëri thirrje deri te të gjithë strukturat udhëheqëse në Maqedoni dhe MPB se nuk guxon të keqpërdoren nëpunësit shtetërorë dhe administrata për qëllime partiake në procesin zgjedhor dhe se nuk guxon të kryhet kurrfarë presioni, sepse janë të qarta dhe të sakta dispozitat të cilat tregojnë se secili që do të bëjë kundërvajtje ose ndikon në ndonjë rregull zgjedhor do të bartë përgjegjësi me dënim me burg.

Comments