Murati: E vetmja rrugë që eviton zgjedhjet e reja është dakordim unanim politik

66
fresco

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka vazhduar kritikat ndaj opozitës edhe para fillimit të seancës së stome.

Ai ka me dije se votimi i raportit për verifikim të mandateve është konsumuar më 15 prill.

midle

Sipas tij, tani duhet një unitete i të gjitha partive për të krijuar një komision të ri.

Në profilin e tij në “Facebook”, Murati ka shkruar se vetëm dakordimi i partive për një unitet të tillë e shmang skenarin e zgjedhjeve të reja.

“E vetmja rrugë tjetër për të evituar skenarin e zgjedhjeve të reja, është një dakordim unanim politik, ku vetëm deputetët që kanë refuzuar mandatin me votën e tyre, tërhiqen dhe ua lëshojnë vendin e tyre kolegëve tjerë nga i njëjti subjekt. Një gjë e ngjashme kishtë ndodhur në legjislaturën që lamë pas me deputetët e Listës Serbe”, ka shkruar ai.

Comments