Murtezani: KSHZ privon qytetarët nga e drejta e votës

220
fresco

orhan-718x380
midle

Kundër metodologjisë së re të KSHZ-së për pastrimin e listës zgjedhore kanë reaguar edhe Qendra për Demokraci dhe Zhvillim dhe Instituti për Hulumtimin e politikave dhe Qeverisjes së mirë. Këto dy organizata vlerësojnë se publikimi i listës së votuesve të dyshimtë të cilët rrezikojnë të fshihen, nxori në pah shumë parregullsi të vetë metodologjisë, ndërsa ky veprim sipas Orhan Murtezanit, është antikushtetues dhe diskriminues për qytetarët në përgjithësi dhe për shqiptarët që përbëjnë shumicën e votuesve të përfshirë në listë.

“Mendojmë se në këtë mënyrë KSHZ qytetarët e Maqedonisë, pjesa dërmuese e të cilëve në këtë listë janë shqiptarë, i privon nga e drejta e votës, gjë e cila është e garantuar me nenin 22 të kushtetutës së Republikës së Maqedonisë. Kjo listë e publikuar, nëse e analizojmë sipërfaqësisht, nuk hyjmë në detaje, shihet që nuk është bë në bazë të asnjë standardi. Kjo le hapësirë për t’u keqinterpretuar dhe gjithë ne për të menduar se kemi të bëjnë me një tendencë. Kjo listë e KSHZ e cila ishte rezultat e marrëveshjes së arritur mes katër partive më të mëdha në vend, qytetarët e këtij vendi i vendos në pozitë të pabarabartë”, tha Orhan Murtezani nga QDZH.

Duke pasur parasysh se ndodhemi në sezon veror, gjë që shkakton pengesa për qytetarët që të paraqiten, dy organizatat joqeveritare i bëjnë thirrje Komisionit Shtetëror Zgjedhor, që ashtu siç e kanë shkaktuar këtë tollovi vetë të marrin përsipër identifikimin e votuesve, të cilët siç thuhet pa asnjë kriter i kanë futur në listën e votuesve të kontestuar. Organizatat joqeveritare vlerësojnë se ky hap i KSHZ-së, i cili rezulton nga marrëveshja politike ndërmjet katër partive më të mëdha politike në vend, qytetarët i vendos ne pozicion jo të barabartë.

Comments