Lekaj i përgjigjet Mustafës: Nëse keni guxim hajde shkojmë në Çakorr e Zhlep

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj ia ka kthyer përgjigjen kryeministrit, Isa Mustafa i cili kërkoi nga Lekaj që të tregojë se ku janë humbur ata 8200 hektarë tokë nga marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi. “Kryeministër, nëse i keni argumentet dhe guximin qytetarë, ju ftojë që të shikojmë sëbashku në Kullë, Çakorr e Zhlep, dhe do ju tregoj saktësisht territorin e humbur”.
Pjesa tjetër e reagimit të Lekajt:
Kosovën nga një vend i bekuar nga zoti me pasurinë natyrorë e njerëzore po e ktheni çdo ditë në një vend ferri…duke e shtyer me shpejtësi në humnerë me kokën poshtë…ju ka mbetë e madhe vetëm mendja kryeministër…e
Kosovën çdo ditë po e t’kurrni, duke filluar nga mundësitë për të jetuar deri në ato që e përbëjnë shtetin, (territorin, sovraniteti, e popullin). Te gjithë, përjashto ju dhe disa klient qeveritarë tuaj, e kanë kuptuar se Kosova po shkon në rrugën me te gabuar, edhe matjet anketuese për optimizëm nuk po ju funksionojnë më.
Mos e vendosni të ardhmen e Kosovës në bastin se kush kënd do ta mund në këto tema të ndjeshme. Si deputet jemi të vendosur që të shpëtojmë Kosovën e jo juve dhe komisionin tuaj, në këtë pikë janë të gjithë deputetët thuajse pa përjashtim.
Kryeministër, nëse i keni argumentet dhe guximin qytetarë, ju ftojë që të shikojmë sëbashku në Kullë, Çakorr e Zhlep, dhe do ju tregoj saktësisht territorin e humbur. Juve ju mbetet që të vendosni për ditën dhe orën.