Ekskluzive: Mësohen shkaqet për vrasjen e policit në Kumanovë
Gazeta “Lajm” ka siguruar detaje ekskluzive lidhur me vrasjen e policit maqedonas sonte ne Kumanove.
Burime policore kane treguar per “Lajm” se ngjarja ka ndodhur ne nje lagje te banuar me popullate rome ne Kumanove. “Policia eshte ftuar te intervenoje lidhur me nje rast te prishjes se rendit dhe qetesise. Njeri prej personave te kyçur ne kete prishje te rendit dhe qetesise ka sulmuar policin. Sipas informacioneve te para, ai e ka there policin me mjet te mprehte”, kane njoftuar burime te Gazetes “Lajm”.