Murtezani: Qeveria nuk e konteston nevojën për ndryshimet kushtetuese, por nevojitet garanci nga Bullgaria

123

Ministri i Çështjeve Evropian, Orhan Murtezani thotë se Qeveria nuk e konteston nevojën për ndryshimet kushtetuese, por shtetit i nevojitet garanci nga Bullgaria dhe Komisioni Evropian se me ndryshimet kushtetuese do t’u jepen fund bllokadave në rrugën drejt BE-së.

“Jo vetëm në deklarimet publike, por edhe private përfshi edhe raportin e progresit, ndryshimet kushtetuese figurojnë qartë. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk e konteston nevojën e sjelljes të ndryshimeve kushtetuese. Madje, ne kemi pothuajse shumicë të dyfishtë në parlament, dhe procedura mund të fillojë menjëherë. Për arsye se si shtet kemi përvojë të keqe me bllokime të herë pas hershme, ne duhet të jemi të sigurt që ndryshimet kushtetuese nuk do e hapin vetëm procesin e bisedimeve por do e përmbyllin atë”, deklaroi Orhan Murtezani, ministër për Çështje Evropiane. /Alsat.mk

Comments