Ndarja nga jeta e Selim Muçës, Basha: Lajm i hidhur për të gjithë
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka ngushëlluar familjen e ish-kryetarit të Komunitetit Mysliman, Selim Muça, për ndarjen nga jeta të këtij të fundit. Me një mesazh, Basha ka ngushëlluar bashkëshorten dhe fëmijët e Muçës.
Mesazhi i kreut të PD-së, Lulzim Basha:
Ndarja nga jeta e ish-kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Selim Muça, është një lajm i hidhur për të gjithë. Ngushëllimet e mija për bashkëshorten e tij Ziza, fëmijët Almën, Ermalin dhe Arjanin dhe të afërmit e miqtë e tij të panumërt.
Selim Muça foli me punën e me veprat e tij në shërbim të komunitetit dhe Atdheut dhe udhëhoqi besimtarët myslimane vendosmërisht me vlerat e duhura.
Për komunitetin mysliman e mbarë shoqërinë kjo është një humbje e dhimbshme.
Por modeli i tij i përulësisë, i shërbimit ndaj njerëzve, i besimit të pastër, i dashurisë dhe mirësisë, është një vlerë e gjallë për të cilin ka shumë nevojë vendi ynë.
U prehtë në paqen e Zotit!