Ndryshoi emrin në Maqedoni, por ja si e zbuloi policia zvicerane

263
fresco
Ndryshoi emrin në Maqedoni, por ja si e zbuloi policia zvicerane

midle

Në Thurgau është arrestuar një 37 vjeçar nga Maqedonia që ishte akuzuar për disa grabitje në vendin helvet. Ai gjatë kthimit në Maqedoni ndryshoi emrin me gjasë për t’i shpëtuar padisë, megjithatë tentativa shkoi huq, shkruan bluewin.ch.

Kur ai erdhi në Zvicër muajin maj, rojet kufitare arritën ta indentifikojnë përmes shenjave të gishtërinjve, përcjell botasot.info.

Momentalisht 37 vjeçari që akuzohet për grabitjen e aparateve elektronike mes nëntorit dhe dhjetorit 2015 në Oberthurgau ndodhet momentalisht në paraburgim.

Prokuroria e Kreuzlingen e ka akuzuar për 16 grabitje të ndryshme me dëme të shkaktuara deri në disa dhjetra mijëra euro.

Comments